Si te gatuajme Tave peshku ne furre me perime – Receta gatimi per tave peshku ne furre me perime
Përbërësit per Tave peshku me perime:
- 1 peshk
- 1 kokërr qepë e thatë mesatare
- thelpinj hudhër sa të dëshironi
- 1 kg patate
- 10-12 kokrra domate
- 2 karota mesatare
- 7-8 speca
- piper
- kripe
- vaj ulliri
- 1 kokërr limon për në fund kur ta servirni
I presim zarzavatet në copa të vogla si në foto. I shtrojmë në tavë dhe i marinojmë me kripë, piper dhe më pas vendosim peshkun sipër. E kriposim, i hedhim vaj edhe i mbushim tavën me zarzavatet. Më pas e mbulojmë me letër alumini dhe e lemë rreth gjysmë ore për t’u marinuar. E fusim në furrë dhe e pjekim në temperaturën 200 gradë Celsius deri sa të bëhet (kjo varet nga furra juaj për kohën që do ta lini).
Mbasi e kemi nxjerrë nga furra e spërkasim me lëngun e limonit dhe e servirim.