tave me patellxhaneTave me patellxhane – Si te gatuajme – Receta gatimi per Tave me patellxhane

Perberesit:

  • 400-500 gr patellxhane
  • 3 Luge vaj ulliri
  • 3 Kokrra qepe mesatare
  • 4 Thelpinj hudher
  • 2 Luge kafeje sheqer
  • 3 Kokrra domate
  • 80 gr djath kackavall
  • 1 Luge gjalpe
  • Kripe
  • Piper i zi 

Përgatitja
Per te gatuar Tave me patellxhana veprojme ne kete menyre: Në një tigan me vaj kavërdisim qepën e prerë në rrathë të holla me hudhrën e shtypur, sheqerin, kripën dhe piperin e zi. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë deri sa qepa të zbutet e të bëhet e tejdukshme. Nëse është e nevojshme shtojmë pak ujë. Presim domatet hollë. Në një tavë xhami te lyer me gjalp, shtojme një shtresë patellxhaneshësh dhe u hedhim pak kripë. Më pas gjysmën e qepës së kavërdisur, gjysmën e djathit kaçkavall te grirë, një shtresë të ngjeshur mirë me domatet, mbi këto të fundit qepën e kavërdisur qe mbeti, gjysmën tjetër të djathit që mbeti dhe mbi të pak gjalpë. I pjekim në furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 20 minuta në tavën e mbuluar me letër alumini. Më pas e heqim letrën dhe e fusim në furrë edhe për 10 min të tjera derisa të zverdhet dhe të marrë ngjyrë në sipërfaqe.Vjollca

Ju befte mire nga sitegatuajme.net

 

2 COMMENTS

Comments are closed.