Emri i recetes: Tavë dheu me kungulleshka dhe vezë

Përgatitja:

Per te gatuar Tavë dheu me kungulleshka dhe vezë  veprojme ne kete menre: Në një enë rrahim vezët e më pas i shtojmë kripën, piperin dhe djathin e grirë. Ndërkohë në tavën e dheut hedhim kungulleshkat e përziera me domatet dhe kripën.  Shtojmë sipër përzierjen me vezë dhe e fusim të piqet në furrë të ngrohtë në 230°, për 20-25 minuta. Tava eshte gati.

 

tave me kungulleshka

 

Përbërësit :

  • 2 kokrra vezë,
  • 2 kungulleshka të prera me rrathë
  • 2 domate me copëza
  • kripë, piper,
  • 2-3 lugë djathë i grirë i tipit parmezan,
  • 1 lugë vaj ose gjalpë.