Perberesit 0.5 l kos 1 tufe koper 2 thelpinj hudher 2 kastraveca Kripe Piper Vaj ulliri Pergatitja Fillimisht do te grijme hudhrat shume imet, pastaj do te grijme kastravecat ne rende (me ose pa lekure, sipas deshires). Ne nje ene te madhe fusim kosin dhe shtojme kastravecin dhe hudhrat e grira dhe i perziejme. Grijme imet nje tufe te vogel koper dhe e shtojme te ena me kos. Shtojme pak kripe, piper te zi dhe vaj ulliri sipas deshires. I leme per afro 15 minuta ne frigorifer ne menyre qe shijet e perberesve te bashkohen. E servirim ne tasa me te vegjel dhe taratori eshte gati.