Si te gatuajme makarona spageti me hudher vaj dhe spec djeges – Si pergatitet Spageti me hudher, vaj dhe spec djeges

Spageti me hudher, vaj dhe spec djeges eshte nje pjate teper e thjeshte dhe e shpejte por jo me pak e shijshme, provojeni dhe do te mbeteni te kenaqur.

Perberesit:

  • makarona spageti,
  • vaj ulliri,
  • hudher me feta ose te grire,
  • spec djeges,
  • majdanoz te grire per dekorim

spageti hudher vaj spec

Pergatitja:
Per te pergatitur Spageti me hudher, vaj dhe spec djeges veprojme ne kete meenyre: Veme mbi zjarr nje tenxhere me uje te bollshem dhe kripe. Kur uji fillon te zieje, hedhim makaronat spageti brenda dhe i perziejme here pas here qe te mos ngjiten. Nderkohe qe kemi hedhur spagetit te ziejne, ne nje tigan hedhim vaj ulliri, hudhrat dhe specin djeges qe mund te jete ai i thati i copezuar ose ai i fresket. E leme per shume pak kohe ne zjarr te lehte qe te perzihen shijet. Heqim spagetit pak para se te jene zier mire dhe i bashkojme  ne tiganin me vajin, hudhrat dhe specat djeges, keshtu perfundojme gatimin duke i perzier se bashku. I sherbejme te nxehta me majdanoz te grire ose me djath te grire parmixhan.
Sasine e hudhres dhe specit djeges e veme sipas deshires, por sidoqofte me shumice.
Ju befte mire nga Sitegatuajme.net