Si të gatuajmë “Xhel luleshtrydhe” – Receta gatimi për “Xhel luleshtrydhe”. Për të gatuar xhel luleshtrydhje veprojmë në këtë mënyrë: Zbusim xhelatinën në ujë të ftohtë. Vëmë luleshtrydhet bashkë me sheqerin, lëngun e limonit dhe 100 ml ujë në një tenxhere të vogël. I japim valë dhe pastaj e heqim nga zjarri. I mbledhim me një lugë me vrima shkumën që është mledhur në sipërfaqe. E kalojmë në një sitë të hollë duke e shtypur me lugë që të kalojë e gjithë përzieria. Plotësojmë me ujë të vluar deri sa të kemi 300 ml lëng. Kullojmë xhelatinën dhe e shtojmë në lëngun e ngrohtë. E përziejmë mirë deri sa të tretet ajo. E hedhim lëngun nëpër gota dhe e fusim në frigorifer për të paktën 5 orë që të stabilizohet. E shërbejmë të garnirur me krem qumështi të rrahur dhe copa çokollate, rrush të thatë, liko të ndryshme, etj, sipas dëshirës.
Përbërësit:
– 400 gr luleshtrydhe
– 85 gr sheqer pluhur
– lëngu i ½ limoni
– 2 fleta xhelatinë
– 50 ml krem qumështi
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!