Si te gatuajme tullumba – Receta gatimi per tullumba. Si behen tullumbat, Tullumbat embelsire tradicionale shqiptare. Pergatitja e tullumbave, receta nga librat e gatimit
Për të gatuar tullumba veprojmë në këtë mënyrë:
Ziejmë ujin dhe hedhim në të një majë thike kripë dhe 1 lugë vaj. Largojmë më pas ujin nga zjarri. Hedhim miellin e përzier me niseshten dhe pluhurin e pastës. E përziejmë mirë dhe sërish e vendosim në zjarr që të skuqet derisa të ndahet nga luga dhe ena. Pasi të ftohet brumi, hedhim vezët një nga një duke e përzier mirë me mikser, derisa të fitohet një brum i njëllojtë. Nxehim 1 litër vaj në një tenxhere. Me brumin e përgatitur mbushim kaushin special me formë të dhëmbëzuar dhe nëpërmjet tij nxjerrim tullumbat drejtë e në vajin e nxehtë. I hedhim pjesë pjesë duke i prerë me thikë në gjatësi prej afro 8 cm dhe i skuqim nga të gjitha anët derisa të zverdhen në ngjyrë ari. Nëse skuqen shpejtë, ulim pak zjarrin. Heqim nga vaji me lugë të shpuar dhe i fusim drejt e në shërbet të ftohur. Derisa të skuqim të dytat, të parat i lëmë të qëndrojnë në shërbet, pastaj i largojmë nga shërbeti, dhe i palosim në një enë të thellë, e kështu veprojmë derisa të harxhohet i tërë brumi. Shërbetin që mbetet e hedhim mbi tullumba, në mënyrë që ato të lagen plotësisht në shërbet. I shërbejmë me shurup trëndafili, limonadë, bozë etj.
Përbërësit per Tullumba:
– 9 filxhanë kafeje ujë
– 1 filxhan kafeje vaj
– një majë thike kripë
– 7 filxhanë kafeje miell
– 3 filxhanë kafeje niseshte
– 1 pako pluhur paste
– 6 kokrra vezë
– 1 litër vaj
Për shërbetin:
– 1 e ½ kg sheqer
– 7 e ½ lt ujë
– lëngu i 1 limoni
– 1 pako sheqer vanileje
– shërbeti duhet të vlojë për 7 min
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!
Cfare eshte plure paste ju lutem
A eshte e vertete se duhen 7e12 litra uje,apo eshte shkruar gabim?
shum e bukur
shum leht po marajokan shum bukur kam provuar me kan dalur shum miir
A ka mundesi me dit se qfar mase uji duhet me ken se nuk po e kuptoj 7 edhe 1 e 2 uj a kg a po nje tjeter mas
Shum e bukur
cfare forme duhet
Comments are closed.