Si te gatuajme “Troftë me sallatë finoku” – Receta gatimi për “Troftë me sallatë finoku”. Për të gatuar troftë me sallatë finoku veprojmë në këtë mënyrë: U bëjmë disa të çara troftave, i spërkasim me kripë dhe u fusim nga një degë trumëz në të çara. U mbushim barkun me fetat e limonit dhe degët e tjera të trumëzës. I spërkasim me vaj ulliri dhe i pjekim në furrë, në 180 gradë për rreth 15 minuta ose deri sa të bëhen në tërë trashësinë e tyre. Ndërkohë përziejmë lëngun e limonit me vajin e ullirit dhe pak kripë. E hedhim mbi finok dhe e lëmë të rrijë për rreth 10 minuta. Shtojmë rrepat dhe capperit. Në momentin e fundit shtojmë rukolën dhe përziejmë me kujdes. I shërbejmë troftat me sallatën që përgatitëm.
Përbërësit:
– 2 trofta të pastruara
– rreth 20 dega të vogla trumëz
– lëngu i 1 limoni
– 1 limon i prerë në feta
– 2 lugë gjelle vaj ulliri + pak për spërkatje
– 1 finok i madh i prerë në feta të holla
– 100 gr rrepa të prera në feta të holla
– 1 lugë gjelle capperi të grira
– rreth 70 gr rukola
– kripë
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!