Si te gatuajme torte me qershi dhe corn flakes – Receta gatimi për torte me qershi dhe corn flakes. Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë: Fillimisht përgatisim pjesën bazë të tortës. Copëtojmë cokollatën dhe e shkrijmë në një enë me ujë të nxehtë (banjo mari). Bashkojmë bajamet me corn flakes, dhe me pas hedhim cokollatën e shkrirë duke i përzier me kujdes. Marrim një tepsi me diametër 26 cm, lyejmë pjesën fundore me vaj dhe me pas hedhim përzierjen, duke e lënë përreth 1 orë që të ftohet. Zbusim xhelatinën në ujë të ftohtë. Maskarponen, gjizën, sheqerin vanilje dhe 100 gr sheqer e përziejmë bashkë. Shtypim bananet në lëngun e limonit derisa të bëhen në formë pureje dhe i hedhim në masën me gjizë. Rrahim në mikser ajkën. Xhelatinën e copëtojmë me duar dhe më pas e shkrijmë në një enë të vendosur në zjarr sëbashku me 5 lugë gjelle me gjizën e përzier mirë dhe me pas e përziejmë edhe me masën tjetër të gjizës. Hedhim edhe ajkën e rrahur dhe vazhdojmë ti përziejmë mirë. Këtë krem e hedhim mbi shtresën e cokollatës që shtruam më parë në tepsi duke e rrafshuar mirë. E lëmë të ftohet për 3 orë. Kullojmë qershiat e konservuara dhe lëngun e tyre e vëmë në zjarr të vlojë. Marrim 5 lugë lëng qershije dhe i përzijmë sëbashku me sheqerin dhe niseshten në një tenxhere dhe i përziejmë vazhdimisht për 1 minutë në mënyrë që të mos ngjisë. Pasi e largojmë nga zjarri, shtojmë pjesën e qershive dhe i përziejmë disa herë derisë të ftohet. Këtë përzierje e shtrojmë sipër shtresës së gjizës dhe e lëmë të ftohet për 2 orë të tjera, dhe ja torta është gati për tu provuar e shijuar.
Përbërësit:
- 100 gr cokollatë e zezë
- 150 gr cokollatë me qumësht
- 50 gr bajame
- 75 gr corn flakes
- 9 fleta xhelatinë
- 500 gr maskarpone
- 500 gr gjizë
- 1 pako sheqer vanille
- 125 gr sheqer
- 3 banane
- 4 lugë gjelle lëng limoni
- 720 ml qershi te konservuara (komposto)
- 250 ml ajkë
- 30 gr niseshte
Ju bëftë mire nga SiteGatuajme.Net!