Si te gatuajme torte me molle – Receta gatimi për torte me molle. Për të gatuar torte me molle veprojmë në këtë mënyrë: Presim mollët në feta dhe i vendosim të njomen në lëngun e limonit dhe i spërkasim me pak sheqer. Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin, dhe më pas shtojmë edhe të bardhat e tyre duke i përzier së bashku me delikatesë. Shtojmë të gjithë miellin me parë të situr, gjalpin e shkrirë të ngrohur dhe qumështin. Trazojmë dhe i përziejmë mirë. Së fundmi shtojmë majanë dhe vazhdojmë ti përziejmë. Shtrijmë përzierjen në një tavë alumini të lyer me gjalpë dhe të spërkatur me sheqer. E mbulojmë me një shtresë prej mollëve të prera në feta. E vendosim për ta pjekur në një furrë të ngrohur paraprakisht në 180 ° përreth 40 minuta.
Përbërësit:
– 300 gr miell
– 250 gr sheqer
– 3 vezë
– 3 mollë të mëdha
– 1 pako maja
– 70 gr gjalpë
– 1 gotë qumësht
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!