Si te gatuajme torte torte me kokos dhe cokollate – Receta gatimi për torte me kokos dhe cokollate. Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë: Nxehim furrën në 180°. Lyejmë pjesën fundore të tepsisë me diametër 26 cm me vaj. Rrahim margarinën, sheqerin dhe vezët në mikser. Përziejmë miellin, kakaon, pluhurin pjekës dhe qumështin dhe i hedhim në mikser. E përziejmë të tërë masën dhe më pas e shtrojmë në tepsi për tu pjekur për 25 minuta. Pasi të piqet e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Hedhim qumështin, margarinën dhe grizën (ermik) dhe i vendosim në zjarr për të vluar derisa të bëhet qull grize. Shtojmë sheqerin, kokosin dhe sheqerin vanilje. Këtë masë e shtrojmë mbi tortën e ftohur duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e saj. Cokollatën e shkrijmë (banjo mari) dhe me të lyejmë tortën sipër. Tortën e lëmë në frigorifer për disa orë të ftohet.
Përbërësit për 16 copa:
- 125 gr margarinë
- 50 gr sheqer ngjyre kafe
- 2 vezë
- 200 gr miell
- 2 Luge gjelle kakao
- 1/2 pako pluhur pjekës
- 100 ml qumësht
Përbërësit për mbushjen:
- 300 ml qumësht
- 50 gr griz (ermik)
- 80 gr margarinë
- 80 gr sheqer
- 100 gr kokos
- 2 pako sheqer vanille
Përbërësit për krem cokollatën:
- 200 gr cokollatë
Ju bëftë mire nga SiteGatuajme.Net!
shummm e mir
shum e mire si sheqer ngjyr kafe qfar eshte kjo
qfar eshte sheqer ngjyr kafe shum kisha honger kete embelsir me pelqen kush do qe ta haj kete embsiren e perferuarja ime i boft mir net ma ndan pak
hahahahahah
sheqeri kaft eshte sheqeri integral gjindet cdo kund te ushqimi per diabet naper markete
Comments are closed.