Si të gatuajmë “Tavë peshku me hudhra”. Për të gatuar tavën e peshkut me hudhra, ndjekim këtë procedure përgatitje: Peshku i pastruar dhe i larë pritet në copa, i hidhet kripë, piper, lyhet me miell dhe skuqet në tigan në vajin e nxehur. Në vajin që tepron nga skuqja, hidhen hudhra të grira, shtohet miell i cili kurdiset pak, pastaj salcë domatesh ose domate të freskëta të grira hollë. Të gjitha këto përzihen, shuhen me uthull dhe pastaj shtohet pak ujë, kripë, piper e dafinë. Pasi të mbahet në furrë për 15-20 minuta dhe kur të jetë bërë gati, i hidhet majdanoz i grirë hollë. Kjo ishte e gjitha. Ju bëftë mirë!

Tavë peshku me hudhra

Përbërsit:

– vaj, 2 filxhanë kafeje
– hudhra, 3 kokrra
– uthull, 1 filxhan
– salcë, 1 lugë gjelle ose domate 3-4 kokrra,
– ujë, 2 filxhanë çaji
– 2 fletë dafine
– kripë dhe piper

1 COMMENT

  1. Eshte nje gatim shume i mir pasi qe edhe peshqit jane shume te mir do te kerkoja me shume specialitete me peshk deti….Jeta

Comments are closed.