Si te gatuajme tavë me kunguj dhe salcë me mozzarella – Receta gatimi për tavë me kunguj dhe salcë me mozzarella. Për të përgatitur këtë pjatë veprojmë në këtë mënyrë: Pasi i kemi pastruar e larë mirë kungujt, i presim në feta me trashësi rreth 3-4 cm. I pjekim në zgarë kungujt e prerë. Më pas, pasi janë pjekur të gjithë, i vendosim me kujdes në një tavë me letër furre poshtë. Sipër fetave vendosim nga një lugë salcë, kripë, piper, rigon e vaj ulliri. Vendosim tavën në furrë me temperaturë 220°C për rreth 5-10 minuta.

Përbërësit:

  • 3 kunguj të rrumbullakët
  • 200 g djathë mozzarella
  • 100 g salcë domate për pica
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak rigon
  • disa gjethe borzilok i freskët

tavemekungull

Ju bëftë mire nga SiteGatuajme.Net

1 COMMENT

Comments are closed.