Si te gatuajme “Speca të mbushur me cous cous dhe djathë dhie” – Receta gatimi për “Speca të mbushur me cous cous dhe djathë dhie”. Për të gatuar speca të mbushur me cous cous dhe djathë dhie veprojmë në këtë mënyrë: Presim specat në mes për së gjati dhe u heqim farat. I spërkasim me kripë, piper dhe gjysmën e vajit të ullirit. I pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 20 minuta. Skuqim kërpudhat në vajin e mbetur deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë. I ruajmë për më vonë. E hedhim cous cous-in në një tas të përshtatshëm dhe derdhim mbi të lëngun e nxehtë. E lëmë të rrijë për rreth 5 minuta dhe e shkrifëtojmë me një pirun. Shtojmë kërpudhat, nenexhikun, majdanosin dhe djathin e thërmuar. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja. Mbushim me këtë përzierie specat dhe i kthejmë në furrë për rreth 15 minuta të tjera.

speca te mbushur me cous cous

Përbërësit:
– 4 speca të mëdhenj të kuq
– 200 gr kërpudha të freskëta të prera në copa
– 1 lugë çaji nenexhik
– 50 gr cous cous
– 250 gr djathë dhie i thërmuar.
– 100 ml lëng i nxehtë perimesh (në mungesë të tij mund të përdorim ujë të nxehtë por rezultati s’do të jetë i njëjtë)
– 1 lugë çaji majdanos
– 4 lugë gjelle vaj ulliri
– kripë
– piper i bluar në moment

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!