Si të gatuajmë “Spageti me pulë dhe vaj aromatik”. Përgatitja e kësaj pjate bëhet në këtë mënyrë: I hedhim pulës kripë e piper. Në një tigan nxehim gjysëm filxhani vaj aromatik dhe hedhim brenda pulën. E skuqim mirë për 5 minuta nga të dyja anët dhe më pas shtojmë hudhrën, kaperin dhe ullinjtë. Shtojmë majdanozin dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë për 10 minuta. Përgatisim makaronat: në një tenxhere të madhe me ujë të valuar dhe kripë hedhim makaronat spaghettini, të cilat i ziejmë për 6-8 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën. Në një tas hedhim gjysmë filxhan vaj aromatik, 1 lugë lëng limoni, lëkurën e grirë të 1 limoni si dhe 1 lugë majdanoz të prerë hollë. Kullojmë makaronat dhe i përziejmë me salcën e përgatitur si dhe 2-3 lugë djathë parmixhan të grirë. I përziejmë mirë dhe i servirim bashkë me pulën.
Për të përgatitur vajin aromatik na nevojiten: 2 filxhanë vaj luledielli, 4 lugë të vogla pluhur speci (paprika ose spec djegës).
Përziejmë vajin me pluhurin e specit dhe i lëmë per 5-10 minuta në zjarr shumë të ulët që të leshojnë shijen dhe aromën. Më pas është gati për përdorim.
Për 4 persona nevojiten:
– 450 gr makarona spagetini nr.10
– 600-700 gr pulë (gjoks dhe kofshë)
– 1 filxhan vaj aromatik
– 2 lugë gjelle kaperi
– 4 lugë gjelle ullinj të zinj dhe të gjelbër pa berthama
– 2-3 thelbinj hudhra të prera hollë
– 1 lugë gjelle lëng limoni
– 2-3 lugë gjelle djathë parmixhan i grirë
– lëkura e grirë e 1 limoni
– 2-3 lugë gjelle majdanoz i prerë hollë
– kripë e piper