Si te gatuajme spageti me pesto arrash – Receta gatimi për spageti me pesto arrash. Për të gatuar spageti me pesto arrash veprojmë në këtë mënyrë: Ziejini makaronat “al dente” në ujë të bollshëm dhë të kripur. Ndërkohë, vini në një mikser borzilokun, hudhrën, arrat, farat e pishës (pinoli) dhe gradualisht vajin e ullirit. Këtë përzierje, që e kemi quajtur “pesto”, e hedhim në një tas dhe i shtojmë djathin e deles. E rregullojmë me kripë e piper dhe i trazojmë mire. Kullojmë makaronat dhe i vëmë në një pjatancë duke i shtuar peston. I përziejmë disa herë me kujdes dhe i shërbejmë të ngrohta.
Përbërësit:
– 500 g spageti
– 1 tufe borzilok i freskët
– 2 thelpinj hudhra
– 15 kokrra arra të qëruara
– 3 lugë të vogla me fara pishe (pinoli)
– 2 lugë të mëdha vaj ulliri i rafinuar
– djathë deleje i grirë
– kripë dhe piper i zi, i bluar në çast
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!