Si te gatuajme “Sallatë verore me cous cous” – Receta gatimi për “Sallatë verore me cous cous”. Për të gatuar sallatë verore me cous cous veprojmë në këtë mënyrë: Hedhim cous cous-in në një tas dhe e mbulojmë me lëngun e nxehtë të perimeve. E pëzriejmë, e mbulojmë dhe e lëmë të rrijë për rreth 5 minuta. Ndërkohë përziejmë mirë në një tas gjithë elementët e salcës. Shkrifëtojmë cous cous-in me një pirun dhe shtojmë qiqrat, pak kripë dhe 3 gjysmën e salcës. E përziejmë mirë, rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe e shërbejmë në një pjatancë të përshtatshme. Skuqim fetat e kungullit në zjarr të fortë për rreth 2-3 minuta deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë. I nxjerim nga tigani dhe i shtrojmë në një pjatë me letër kuzhine. Vendosim domatet nga ana e prerë në tigan dhe i skuqim në zjarr të fortë deri sa të marrin ngjyrë në anën e poshtme. Vendosim kungujt dhe domatet mbi cous cous. Shtojmë pak vaj në tigan nëse është e nevojshme dhe skuqim në të fetat e djathit për 2-3 minuta nga secila anë ose deri sa të marrin ngjyrë dhe të bëhen krokante në cepa. Vendosim djathin mbi kungujt dhe domatet, e spërkasim me salcën që kemi përgatitur dhe e shërbejmë menjëherë.
Përbërësit :
– 250 gr cous cous
– 3 kunguj të prerë në feta
– 200 gr domate të vogla të prera në gjysëm
– 250 ml lëng perimesh (në mungesë të tij mund të përdorni ujë të nxehtë por rezultati s’do të jetë i njëjtë)
– 400 gr qiqra të ziera (mund të përdorni qiqra konservë, do ta bëjnë shumë mirë punën)
– 2 lugë gjelle vaj ulliri
– 250 gr djathë dhie i fortë ose djathë kackavall i maturuar, i prerë në feta
– kripë
Për salcën :
– 120 ml vaj ulliri
– 3 lugë gjelle lëng limoni të ëmbël ose limoni të zakonshëm
– 2 thelpinj hudhra të mëdha, të grira
– 2 lugë gjelle nenexhik i grirë
– ½ lugë gjelle sheqer
– kripë
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!