Si te gatuajme sallatë me mandarina – Receta gatimi për sallatë me mandarina. Për të përgatitur këtë sallatë veprojmë në këtë mënyrë: I qërojmë mandarinat dhe i presim horizontalisht në tre pjesë. Ndajmë përgjysmë avokadot, i heqim bërthamën e brendshme, i qërojmë dhe i presim në feta. Në pjatën ku do të servirim sallatën, shtrojmë fillimisht rukolën dhe vendosim në mënyre jo të rregullt mandarinat dhe avokadot. Në mes të tyre vendosim salmonin e tymosur të prerë në shirita. E spërkasim të gjithë sallatën me lëng limoni të sapo shtrydhur, vaj ulliri dhe piper të zi të sapo bluar.

Përbërësit:

– 6 mandarina

– 3 avokado

– 120gr salmon i tymosur

– rukola ose lakerishte (mund të përdorni edhe sallate jeshile)

– piper të zi të sapo bluar

– lëngun e 1 limoni

– vaj ulliri

sallate&mandarina

Ju bëftë mire nga SiteGatuajme.Net