Si te gatuajme salce xaxiqi – Receta gatimi për salce xaxiqi.  Salca xaxiqi është shumë e mirë për të shoqëruar pjatanca me mish e perime, dhe jo më kot gjen një përdorim të gjerë në përgatitjen e sufllaqeve. Është një recetë e lehtë dhe për më tepër, bëhet shumë e shijshme. Për të gatuar këtë pjatë veprojmë në këtë mënyrë: Si fillim, qërojmë kastravecat. I presim në copa shumë të vogla me thikë. Më pas i hedhim kripë, i përziejmë dhe i vendosim në një kulluese. I lemë kështu përreth gjysëm ore, që në këtë mënyrë të humbasin ujin që kanë. Më pas, hedhim kosin në një grirës elektrik dhe shtojmë me radhë të gjithë përbërësit e tjerë: fillojmë me kastravecin e kulluar, vajin e ullirit, lëngun e limonit, thelpinjtë e hudhrës të qëruar, koprën, kripën dhe në fund piperin. I grijmë mirë derisa të jenë përzier mirë të gjithë përbërësit. Salcën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi, të cilën e mbulojmë me kapak. E lemë në këtë mënyrë përreth një orë përpara se ta shërbejmë. E servirim salcën xaxiqi për të shoqëruar një pjatë me mish në zgarë ose perime.

Përbërësit:

  • 2 gota kos (ose salcë kosi)
  • 2 kastraveca
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 thelpinj hudhre
  • 1 lugë kopër e grirë hollë
  • pak kripë
  • pak piper i zi
  • gjysmë limoni

Salce Xaxiqi

Ju bëftë mire nga SiteGatuajme.Net!

3 COMMENTS

  1. Jo xaxiqi por xhaxhik.
    Jo sufllaqe por shufraqe sgare.

    Jini krenar per gjuhen tuaj.

Comments are closed.