Si te gatuajme qofte shqiptare – Receta gatimi te thjeshta per qofte me mish te grire dhe oriz.
Qofte me mish e oriz te zjere ne kushte shtepie. Nje recete mjaft e thjeshte dhe nje menu mjaft e shijshme
Perberesit per qofte
- 600 gr mish te grire
- 1 qepe te thate
- 1 luge kafeje me piper te zi
- 2 te verdha veze
- 1 filxhane kafeje me oriz te zier
- 1 gote uji me miell
- krip
- vaj
Pergatitja e qofteve
Grijme qepen dhe e perziejme me mishin e grire ne nje ene te thelle. Ne te hedhim erezat, nje te verdhe veze dhe orizin e zier. I perziejme te gjitha bashke deri sa te na formohet nje mase brumi. Fillojme dhe bejme qoftet ne forme sipas deshires. Ne nje tenxhere hedhim ujin dhe pak limontoz dhe e leme deri sa uji te zieje. Ne momentin qe fillon te zieje uji, hedhim te gjitha qoftet e bera dhe i leme vetem 2 minuta. I heqim dhe i leme te ftohen pak. Pastaj i kalojme ne miell, ne te verdhen e vezes dhe i skuqim.
receten.
Shume receta te mira! FLM. jeni fantastik
te shijshme ne fakt i kam bere me gjithe kta perberes por edhe me buke
Comments are closed.