Si te gatuajme qofte me thjerreza – Receta gatimi për qofte me thjerreza. Për të gatuar qofte me thjerreza veprojmë në këtë mënyrë: Përziejmë gjithë përbërësit, përvec bukës së grirë dhe pasi brumi i qofteve është homogjen, e lëmë për rreth 20 minuta në frigorifer. Nëse duam, mund të shtojmë dhe 2-3 thelpinj hudhrash të grira. Pas kësaj, me brumin, përgatisim qoftet dhe i lyejmë nga gjitha anët në bukën e grirë e pastaj i skuqim në vaj të bollshëm, derisa të marrin ngjyrë.
Përbërësit:
– 500 gr thjerrëza të ziera
– 1 patate e zier dhe e shtypur
– 1 vezë
– 1 fetë të hollë buke të lagur e të shtrydhur
– 4-5 lugë djathë të grirë
– kripë, piper, majdanoz e bukë të grirë për lyerjen
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!