Si te gatuajme “Pulë të mbushur me kërpudha” – Receta gatimi për “Pulë të mbushur me kërpudha”. Për të gatuar pulë të mbushur me kërpudha veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim qepën e pastruar dhe të grirë hollë në vaj të nxehtë. Shtojmë kërpudhat e prera në copëza të holla, lëngun e limonit, kripën dhe piperin. Këtë masë vazhdojmë ta skuqim për rreth 2-3 minuta dhe, pasi të ftohet, mbushim pulën e kriposur, të piperosur dhe të lyer nga brenda me gjalpë. Pas mbushjes mbyllet me pulën me rrëmojëse ose e qepim me penjë kuzhine. E mbulojmë me letër alumini dhe e fusim në furrë të nxehtë me temp 200°C për t’u pjekur. Pas 30 minutash, pulës i shtojmë përreth perimet e prera, pak vaj, vegetë dhe të zbuluar e lëmë të piqet derisa të zbuten perimet dhe pula të jetë pjekur. Gjatë pjekjes, herë pas here, pulën e lagim me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes. E presim në copa, e vendosim në pjatë ovale të nxehtë, e spërkatim me lëngun e vet dhe e shoqërojmë me kërpudha dhe perime.
Përbërësit:
– 1 pulë me peshë 1.5 kg
– 10 kërpudha të freskëta
– 2 qepë
– 2 patate
– 2 speca
– 2 kungulleshka
– 2 karrota
– lëngu i 1 limoni
– 1 lugë gjalpë
– vaj
– kripë
– piper
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!