Si te gatuajme “Pesto” – Receta gatimi për “Pesto”. Për të gatuar pesto (specialitet xhenovez i kuzhines italiane) veprojmë në këtë mënyrë: Në një shtrydhëse (frullatore) vendosim vajin, hudhrën, pinolët (farat e pishës), djathin dhe vazhdojmë ti grijmë në frullatore. Në të njëjtën përzierje bashkojmë borzilokun e larë dhe të tharë. Vazhdojmë procesin e grirjes në frullatore derisa të shikojmë se krijohet një përzierje e njëtrajtshme.
Përbërësit:
– 3 tufa borzilok
– 1 thelpi hudhër
– 30 gr pinoli (fara pishe)
– 50 gr djathë parmigiano
– vaj ulliri
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!