Si te gatuajme “Palacinka të mbushura me mish” – Receta gatimi për “Palacinka të mbushura me mish”. Për të gatuar palacinka të mbushura me mish veprojmë në këtë mënyrë: Në fillim përgatisim mbushjen. Pasi e lajmë dhe e pastrojmë, grijmë qepën imët dhe e hedhim në një tigan për tu skuqur sa të marrë një ngjyrë të kuqerremtë. Më pas hedhim mishin e grirë, dhe vazhdojmë ta skuqim bashkë me qepën. Shtojmë domaten e grirë në rene dhe i skuqim të gjitha së bashku. Pastaj hedhim kripën, piperin dhe rigonin, shtojmë dhe pak ujë, dhe i lemë në zjarr të ngadaltë, derisa mbushja të jetë gati. Më pas e heqim nga zjarri dhe e lemë mënjanë.
Tani përgatisim palacinkat. Në një tas rrahim vezët, më pas shtojmë qumështin, i rrahim së bashku, hedhim dhe pak kripë dhe pastaj vazhdojmë të hedhim miellin pjesë-pjesë duke i përzier në mënyrë që brumi të mos ngelet me kokrriza. Marrim tiganin dhe e vendosim në zjarr. E lyejmë me pak gjalpë, dhe vazhdojmë të hedhim brumin e përgatitur në të për tu skuqur. I lemë në zjarr për 2 minuta dhe i kthejmë dhe nga ana tjetër e kështu me rradhë. Pas skuqjes i vendosim në rradhë në një pjatë duke e lyer secilën nga palacinkat me pak gjalpë. Në fund bëjmë mbushjen e palacinkave duke i mbledhur në formë roleje dhe i kapim me stuzzicadenti. I spërkasim me djathë të grirë sipas dëshirës.

Shënim: Kjo mbushje mund të bëhet sipas dëshirës, duke përdorur edhe recel, cokokrem etj.

palacinka

Përbërësit:
– 1 litër qumësht
– 4 kokrra vezë
– 400 gr miell
– 100 gr gjalpë
– kripë

Për mbushjen:
– 200 gr mish i grirë vici
– 2 kokrra qepë
– 2 domate të vogla (ose në mungesë të domateve 2 lugë salcë)
– pak piper i zi
– rigon

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!