Si te gatuajme musaka me patellxhane – Receta gatimi për musaka me patellxhane. Për të gatuar musaka me patellxhane veprojmë në këtë mënyrë: Kavërdisim fetat e patëllxhanit një e nga një. Ndërkohë, kavërdisim qepën në një tigan me kapak. Shtojmë mishin. Shtojmë domatet dhe e lëmë të gatuhet derisa të jetë pothuajse e thatë. E rregullojmë me kripë e piper. Në një tavë shtrojmë fetat e patëllxhanëve në gjithë sipërfaqen. I mbulojmë me mishin e grirë të përgatitur e mbi to, vendosim përsëri fetat e patëllxhanëve. Hedhim sipër salcën beshamele dhe e spërkasim me djathin e grirë. E pjekim në furrë të ngrohtë ne 180° për rreth 1 orë, derisa të ngjyroset sipërfaqja. Para se të pritet e shërbehet, e lëmë të ftohet pak. Mirë është që mishin ta përgatisim një natë më parë dhe nëse duam një musaka më të lehtë, mund të zëvëndvsojmë skuqjen e patëllxhanëve me pjekjen e tyre duke i lyer me pak vaj.
Përbërësit:
– 1 kg patëllxhanë të prerë me feta për së gjati, me trashësi gati 1 cm
– 450 gr mish i grirë
– 1 qepë e madhe e prerë imët
– 1/2 kg domate të grira në rendë
– 2 lugë vaj
– kripë, piper
– 1 lt beshamelë
– 1 dorë djathë i grirë i tipit parmixhan
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!