Si te gatuajme “Mish viçi me jahni” – Receta gatimi për “Mish viçi me jahni”. Për të gatuar mish viçi me jahni (lëng) veprojmë në këtë mënyrë: Si fillim bëjmë përgatitjen e mishit. Fshijmë mirë copat e mishit me letër kuzhine. S’duhet të kenë fare lëngje. Në një tenxhere, mundësisht të gjerë nxehim vajin në zjarr të fortë e skuqim mishin nga të tëra anët, për 8-10 minuta. E heqim mishin dhe vëmë në tenxhere qepën sa të fishket për 2-3 minuta. E hedhim mishin përsëri në tenxhere dhe e lëmë për 1 minutë. Më pas bëjmë përgatitjen e salcës. Shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe ujin dhe sapo të marrë valë, e ulim zjarrin. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në zjarr shumë të ulët për 1.5-2 orë, gjersa mishi të bëhet i butë. Brenda 1 ore që zien mishi, hedhim kripën e piperin dhe e korrigjojmë n.q.s nevojitet. E servirim në pjatancë, ose në pjata, të ngrohtë me oriz, ose pure patate ose patate të skuqura.

mish vici me jahni (leng)

Përbërësit:
– 1 e 1/2 kg mish viçi pjesa e shpatullës (i prerë në copa afërsisht 5 cm)
– 2 qepë mesatare të grira hollë
– 3 lugë supe vaj ulliri
– 3 gjethe dafine
– 1 kuti domate konservë të grira
– 1-2 lugë supe pelte domate
– 1 dru kanellë
– 200 ml ujë
– kripë
– piper

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

 

2 COMMENTS

Comments are closed.