Si te gatuajme “Mish qengji në furrë me limon dhe rozmarinë” – Receta gatimi për “Qengj në furrë me limon dhe rozmarinë”. Për të gatuar mish qengji në furrë me limon dhe rozmarinë veprojmë në këtë mënyrë: Përziejmë lëkurën e limonit me lëngun e tij, 1 lugë gjelle vaj ulliri, hudhrën, pak kripë dhe rozmarinën e grirë. Spërkasim me këtë përzierie bërxollat e qengjit. Marinojmë patatet me kripë dhe vaj ulliri. I vëmë një një tepsi dhe i pjekim në 180 gradë për rreth 15 minuta. E nxjerrim tepsinë nga furra, përziejmë lehtë patatet dhe pastaj shtrojmë sipër tyre specat, fetat e limonit, degët e rozmarinës dhe domatet. I spërkasim me pak kripë dhe pjesën tjetër të vajit të ullirit. I pjekim për rreth 10 minuta. Shtrojmë mbi perimet bërxollat e qengjit dhe shpërndajmë sipër tyre ullinjtë dhe capperit. E fusim përseri tepsinë në furrë, pjekim për rreth 12 minuta akoma dhe e shërbejmë.
Përbërësit:
– lëkura e grirë dhe lëngu i 1 ½ limonave
– ½ limon i prerë në feta
– 1 thelpi hudhër e grirë
– gjethet e grira të 4 degëve rozmarinë
– 2 degë rozmarinë
– 8 bërxolla qengji
– 500 gr patate të prera në copa të përshtatshme
– 2 speca të kuq të prera në copa të mëdha
– 4 domate të vogla të prera në gjysëm
– 50 gr ullinj
– 3 lugë gjelle capperi të shpëlara dhe të kulluara mirë
– kripë
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!