Si të gatuajmë “Mish qengji me makarona”. Përgatitja e kësaj pjate bëhet në këtë mënyrë: Skuqim mishin nga të gjitha anët derisa të marrë një ngjyrë të këndshme ari. Qepën, erëzat, domatet e sallamin e grijmë hollë dhe i skuqim për 15 minuta, duke i trazuar vazhdimisht. Pastaj hedhim verën, salcën e domateve dhe gjithë perimet bashkë me kërpudhat. I ziejmë për 10 minuta në lëngun e perimeve. Hedhim atje 150 gramë makarona dhe i ziejmë. Mishin e skuqur e mbulojmë me kapak dhe e fusim në furrë të graduar në 170 gradë. E lejmë derisa të përgatitet përfundimisht. Në fund, e presim në copa dhe e servirim me makaronat dhe perimet e ziera së bashku, duke e zbukuruar me majdanoz. Kjo ishte e gjitha. Ju bëftë mirë!
Përbërësit:
- Mish qengji, 1 kofshë,
- Vaj për skuqje, 2 lugë gjelle dhe një lugë për salcën,
- Qepë të thata, 4 copë,
- Karota, 3 copë,
- Selino, 2 degëza,
- Domate, 2 copë,
- Sallam, 150 gram,
- Gjalpë, 2 lugë gjelle,
- Kërpudha, 150 gramë,
- Verë e kuqe , 500 mililitra,
- Salcë domatesh, 400 gramë,
- Kripë, majdanoz, sipas dëshirës,
- Makarona,
- koncentrat supe për 600 mililitra.
nuk me pelqeu shum
Comments are closed.