Si te gatuajme “Mafishe me dardhë dhe çokollatë” – Receta gatimi për “Mafishe me dardhë dhe çokollatë”. Për të gatuar mafishe me dardhë dhe çokollatë veprojmë në këtë mënyrë: Shtrojmë dy tepsi me letër pjekje ose letër alumini. Rrahim të bardhat e vezëve deri sa të formojnë një shkumë të qëndrueshme. Shtojmë sheqerin gradualisht duke përzier pa ndërprerje deri sa të kemi një shkumë të fortë dhe me shkëlqim. Sitim sipër shkumës niseshtenë dhe përziejmë me kujdes. E hapim përzierien në tepsi në 8 rrathë me diametër rreth 9 cm. I shtypim lehtë në qendër për të formuar një gropë të vogël. I pjekim në 120 gradë për rreth 50 minuta ose deri sa të bëhen, i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen. I vendosim dardhat në një tenxhere të përshtatshme. Shtojmë mjaltin, lëngun e mollës dhe kanellën. I japim valë dhe i gatuajmë të mbuluara, në zjarr të ulët, për rreth 40 minuta ose deri sa të zbuten dardhat. E zbulojmë tenxheren, ngremë zjarrin dhe gatuajmë deri sa lëngu të jetë kthyer në një shurup viskoz. E heqim tenxheren nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Shkrijmë çokollatën bashkë me kremin duke përzierë vazhdimisht në një tenxhere në zjarr të ulët. Pasi të jetë shkrirë totalisht çokollata dhe të jetë krijuar një përzierie homogjene, e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Përziejmë kremin e qumështit me kosin deri sa të trashet përzierja. Për t’i shërbyer, i vendosim mafishet në pjata, u hedhim në qendër nga një lugë krem, vendosim sipër dardhat dhe sipër dardhave derdhim pak nga salca e çokollatës.

mafishe me dardhe dhe cokollate

Përbërësit:
Për mafishet:
– 3 të bardha vezësh
– 175 gr sheqer
– 1 lugë çaji niseshte

Për dardhat:
– 8 dardha të vogla të qëruara
– 2 lugë gjelle mjaltë
– 300 ml lëng molle i cilësisë së mirë
– 1 shkop kanelle

Për salcën e çokollatës:
– 150 ml krem qumështi
– 100 gr çokollatë e zezë e thyer në copa të vogla

Për kremin:
– 300 ml krem qumështi
– 200 gr kos i kulluar

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

1 COMMENT

  1. mmmmmmmmmmmmmmmm e shijshme
    me te vertete e shijshme por problemi qendron se kjo recete ka mjaft ingrediente te shijshme

Comments are closed.