Si te gatuajme lazanje bolonjeze – Receta gatimi për lazanje bolonjeze. Për të gatuar këtë pjatë të parë veprojmë në këtë mënyrë: Fillimisht vazhdojmë me përgatitjen e kimës. Pastrojmë dhe grijmë hollë karrotat, selinonë dhe qepën dhe të treja i skuqim në një tigan të nxehtë me vajin e ullirit. Hedhim dhe  mishin e grirë po në të njëjtin tigan dhe e skuqim së bashku në zjarr të fortë për disa minuta. Pasi të jetë gati, shtojmë lëngun e domateve, lëngun e mishit, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë të gjitha në tenxhere për rreth 2 orë. E përziejmë herë pas here duke shtuar lëng mishi dhe në fund ngadalë, qumështin. Në kohën që zien kima, përgatisim beshamelin duke pasur parasysh që për lazanjat ai duhet të jetë i hollë. Kur t’i kemi edhe kimën edhe beshamelin gati, nxehim furrën në 160 gradë dhe fillojmë të shtrojmë lazanjat. Lyejmë me gjalpë një tavë drejtkëndëshe dhe shpërndajmë në të disa lugë kimë. Mbi to shtrojmë një shtresë lazanjash, pastaj një shtresë beshamel, sërish një shtresë kimë dhe i mbulojmë me një shtresë djathë parmigiano të grirë. Përsërisim të njëjtën gjë për të gjitha shtresat. Në fund përziejmë kimë dhe beshamel bashkë dhe i vëmë shtresën e fundit. E pjekim për 50–60 minuta derisa të formojë një shtresë të artë. Kur të jetë gati, e heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet për 10 minuta para se ta presim.

Përbërësit për 4–6 persona:

  12 peta lazanjash
  200 gr Parmigiano Reggiano i grirë
  1 kg krem beshamel

Për kimën:

•  1 karotë
•  1 kokërr qepë
  4 lugë gjelle vaj ulliri
  1 gotë qumësht
  50 gr gjalpë
  kripë
  piper sipas dëshirës
  100 gr mish i grirë viçi
  250 gr lëng mishi
  250 ml lëng domatesh
  1 degë selino

Ju bëftë mirë nga SiteGatuajme.Net!

lazanje bolonjeze