Lazanje me mish te grire – Lazanje Bolonjeze – Receta gatimi italiane per Lazanje

Si të gatuajmë Lazanje me mish te grire ose sic quhet ndryshe Lazanja me ragu – Receta gatimi për Lazanja me ragù.

Lazanje me mish te grire – Lazanje Bolonjeze Kjo pjatë e parë është lazanja klasike italiane dhe shumë e njohur tashmë edhe në tryezat tona.

Pergatitja:Në një tenxhere me vaj, kavërdisim lehtë qepën, karrotën dhe degën e selinosë të prera imët. Shtojmë mishin e grirë dhe e lemë mbi zjarr të embël, derisa të pijnë lëngjet e veta. I rregullojmë me kripë e piper dhe i shtojmë salcën dhe një pjesë ujë, për ta bërë të hollë dhe në fund i hedhim borzilokun. Ndërkohë përgatisim 1/2 lt salcë beshamele, sipas recetës që kemi në albumin salca e konserva. Në njeë tavë, hedhim pak salcë mbi siperfaqe dhe vëmë shtresën e parë me petat e lazanjës. Mbi tëhedhim djathë të grirë, copa mocarelash dhe salcë ose dhe beshamelë ( sipas shijeve). Veprojmë kështu për 4 shtresa që lazanja mos të jetë e rëndë dhe e trashë shumë ( duke pasur parasysh qe petët fryhen se janë me vezë). Sipër, mbi shtresën e fundit, mbi beshamelë e salcë, hedhim djathin e grirë, që gjatë pjekjes te krijojë koren aq të shijshme. E pjekim ne 200° derisa të marrë ngjyrë. E lemë të pushojë të paktvn 20 minuta pas nxjerrjes nga furra dhe e shërbejmë të ngrohtë. Përdorim një salcë më të hollë, për të evituar zierjen e mëparshme të petave të lazanjës. Sipas dëshirës, mund të shtojmë dhe copa proshute, duke patur parasysh që sa më shumë përbërës i vemë, aq mv e rëndë në kalori bëhet. Ju bëftë mirë!

lazanje me ragu

Përbërësit per Lazanje me mish te grire – Lazanje Bolonjeze:

  • – 1 pako me petë lazanje,
  • – 1 qepë,
  • – 1 karrotë,
  • – mocarela ose djathë për pica,
  • – 1 degë selino,
  • – mish të grirë,
  • – djathë të grirë të tipit parmixhan,
  • – salcë domatesh rreth 1 e 1/2-2 shishe,
  • – 2 lugë vaj,
  • – kripë, piper, borzilok,
  • – salcë beshamele.

15 COMMENTS

Comments are closed.