Si te pergatisim Hasude – Receta gatimi per Hasude
Hasudeja është një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare, e thjeshtë dhe e lirë, pra pa shumë shpenzime.
Hasudeja si bazë për gatimin ka niseshtenë, është e veçantë në shije dhe pëlqehet për pjesën e jashtme që rezulton krokante, ndërsa brenda e butë dhe e shkrifët.
Receta për hasude që po u sjell është e përshtatshme për një tavë 22cm. Për më tepër duhet të dyfishoni a trefishoni përbërësit në bazë të numrit të personave.
Përbërësit për hasudenë:
– 2 gota e 1/2 ujë
– 1 gotë e 1/2 sheqer
– 1 gotë niseshte
– 80 gr gjalpë
– 1 e verdhë veze
– kanellë dhe arra sipas dëshirës
Përgatitja e Hasude-se:
- Në një tenxhere të thellë vendosim 1gotë e 1/2 ujë, sheqerin dhe gjalpin dhe e lëmë të bjerë në valë.
- Në një tas të thellë hedhim gotën tjetër të ujit ku tresim gjithë sasinë e niseshtes. Në momentin që uji bie në valë bashkojmë niseshten dhe trazojmë me lugë druri, derisa masa të trashet dhe të shkëputet nga anët e tenxheres. Nëse kemi vendosur të shtojmë kanellë dhe arra, e bëjmë 1 moment përpara se të hedhim niseshtenë në ujin e valuar…
- Shtrojmë hasudenë në një tavë ëmbëlsirash me diametër 22cm, e lyejmë në sipërfaqe me të verdhë veze të përzier me 1 lugë ujë dhe e futim në furrën e paranxehur në temperaturë 200-210°C derisa të formojë njëfare koreje në sipërfaqe apo cipe të kuqerremtë.
*Shënim: Hasudeja mund të lihet edhe thjeshtë e papjekur në furrë, e lëmë të ftohet disi dhe i japim formë si në figurë. Në këtë raste lëreni pvr disa minuta në zjarr të ulët duke e trazuar vazhdimisht me lugë druri.