Si te gatuajme gjilnare, ëmbëlsirë dibrane – Receta gatimi për gjilnare, ëmbëlsirë dibrane. Për të gatuar gjilnare veprojmë në këtë mënyrë: Ziejmë qumështin me gjalpin dhe sheqerin. Pasi kanë rënë në valë hedhim miellin duke e përzier mirë. Bëhet si hallvë por duhet të jetë brumi më i ngjeshur. E heqim nga tenxherja dhe e vëmë në një tepsi. Pasi të ftohet pak, vezët i rrahim bashkë dhe i hedhim te brumi. Gjithashtu hedhim edhe pluhurin pjekës. I përziejmë mirë me dorë, dhe i japim formën e dëshiruar. Pasi piqet në furrë me temperaturë 180°C e heqim dhe e lëmë 5 minuta të pushojë. Shërbetin ja hedhim të nxehtë por jo valë.

Përbërësit për një tepsi mesatare:
– 250 gr gjalpë,
– 3 gota qumësht
– 1 gotë sheqer
– 3 gota miell
– 1 lugë caji jo plot baking powder
– 4 kokrra vezë

Për shërbetin:
– 2 gota ujë
– 3 gota sheqer

Këshilluar nga E.K & A.I/ Ju bëftë mirë nga SiteGatuajme.Net!

gjilnare, embelsire dibrane

gjilnare dibrane