Si te gatuajme “Frittata me salmon dhe brokoli” – Receta gatimi për “Frittata me salmon dhe brokoli”. Për të gatuar frittata me salmon dhe brokoli veprojmë në këtë mënyrë: Ziejmë patatet në ujë me kripë për rreth 12 minuta ose deri sa të bëhen. 4 minutat e fundit shtojmë dhe brokolin. I kullojmësapo të bëhen. Gatuajmë salmonin në avull deri sa të bëhet në tërë trashësinë e tij. Presim patatet në feta dhe i skuqim në vaj ulliri, në një tigan të përshtatshëm dhe për furrë, në zjarr të mesëm, deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë. Copëtojmë salmonin me duar dhe e shpërndajmë bashkë me brokolin mbi patatet. Përziejmë vezët me nenexhikun, pak kripë dhe piper. I shtojmë vezët në tigan dhe i lëmë të gatuhen për rreth 6 minuta ose deri sa të mpiksen anash dhe të jenë akoma të buta në qendër. E fusim tiganin në furrë të nxehtë në 200 gradë dhe e lëmë deri sa të bëhen plotësisht vezët dhe të krijojnë kore. E shërbejmë frittatën të shoqëruar me sallatë sipas preferencës.

frittata me salmon

Përbërësit:
– 500 gr patate të reja, të vogla
– 1 kokë e vogël brokoli e prerë sipas luleve
– 2 fileta salmon
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
– 2 lugë gjelle nenexhik i grirë
– 8 vezë të rrahura
– kripë
– piper i bluar në moment

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!