Si te gatuajme “Filetë toni me domate dhe fasule” – Receta gatimi për “Filetë toni me domate dhe fasule”. Për të gatuar filetë toni me domate dhe fasule veprojmë në këtë mënyrë: Marinojmë filetat me hudhër, rozmarinë, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri. I lëmë të rrinë në frigorifer për të paktën 30 minuta. Hedhim fasulet me domatet, qepën dhe rukolën në një tas. Shtojmë vajin e ullirit, lëngun e limonit, mustardën, mjaltin, pak kripë dhe piper. I përziejmë lehtë. Pjekim filetat e tonit në zgarë ose tigan shumë të nxehtë për rreth 1 minutë nga secila anë. I shërbejmë filetat të shoqëruara me sallatën që përgatitëm.

filete toni

Përbërësit:
– 2 fileta toni me peshë rreth 170 gr secila
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– 2 lugë gjelle limon
– 1 thelpi hudhër e grirë
– 1 lugë gjelle gjethe rozmarine të grira
– 1 konservë fasule të ziera, të kulluara
– 10 domate të vogla të prera në 4 copa (pomodorini)
– ½ qepë e kuqe e prerë në feta të holla
– 50 gr rukola
– 1 lugë çaji mustardë
– 1 lugë çaji mjaltë
– kripë
– piper i bluar në moment

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!