Si te gatuajme fërgesë tirone – Receta gatimi për fërgesë tirone. Për të gatuar fërgesë e tironës veprojmë në këtë mënyrë: Lajmë të gjithë përbërësit mirë e mirë dhe i grijmë hollë me rradhë, qepët, specat, domatet. Hedhim në tigan qepët me vaj, shtojmë specat dhe i skuqim bashkë për pak minuta. Shtojmë djathin të grirë në copa të vogla dhe më pas shtojmë domatet e grira. Pasi të jenë skuqur mjaftueshëm shtojmë vezët e rrahura. Vazhdojme duke i përzier për rreth 4 minuta në zjarr dhe tashmë fërgesa juaj është gati.
Përbërësit:
– 3-4 qepë të njoma
– 2 domate
– 5 speca
– 3 vezë
– 200 gr djathë i bardhë
– vaj ulliri
– kripë
– piper i zi
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!