Si te gatuajme “Byrek shqiptar me djathe” – Receta gatimi për “Byrek shqiptar me djathe”. Për të gatuar byrek shqiptar me djathë veprojmë në këtë mënyrë: Nxehni më parë furrën në 180° C. Përgatitni mbushjen duke përzier vezët me kos, djath feta dhe 3 lugë vaj. Rregullojeni për kripë. Visheni tavën me letër për furrë dhe lyejeni me vaj. Visheni fundin dhe anët e tavës me 4 petë të holla brumi të bërë me vaj. Hidhini përsipër gjysmën e mbushjes, mbulojeni me 4 petë të tjera me përmasat e tavës të lyera me vaj. Hidhini  përsipër edhe gjysmën tjetër të mbushjes dhe palosini petat që dalin anash mbi vete. Mbylleni me 4 petët që kanë mbetur të bëra me vaj. Bëni të prera me një thikë në sipërfaqe dhe futeni në furrë për 30 minuta, ose derisa byreku të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. Shërbejeni të vakët ose të ftohtë.

IMG_1149

Përbërësit per 8 veta:

–  3 vezë
–  400 ml kos
– 500 g djathë feta i thërmuar
– 200 ml vaj ulliri
– kripë
– 12 peta të holla brumi

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!