Vetitë dhe përparësitë e saj magjike shëndetësore njihen tashmë për disa shekuj. Bën pjesë në familjen e pemëve frutore, mirëpo dobitë e saj shëndetësore janë të magjishme. Shega (punica granatum) i përket familjes Punicaceae.
Ajo ka ngjyrë të kuqe dhe shije karakteristike majhoshe, e mjaft e njohur si simbol pjellorie dhe fati të mbarë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë. Brenda shegës gjenden 700-800 fara të vogla ngjyrë të kuqe. Shija e shegës sillet nga e ëmbla deri te e tharta. Shega kryesisht ka madhësi të një portokalli apo grejpfruti. Ka formë ovale dhe lëvore ngjyrë të kuqërremtë. Shkenca po merret me zbulimin e sekreteve të shegës: hulumtohen përbërësit nutritivë dhe shërues të frutës, lëngut, madje edhe vajit i cili merret nga farat.
Gjithashtu, shega kohë më parë është shpallur “kampione” midis pemëve dhe sërish është gjendur në qendër të vëmendjes, jo vetëm për shkak të shijes të mirë të thartë e deri te shija e ëmbël, por për shkak të kontributit të saj në ruajtjen e shëndetit.Shega kundër sëmundjeve Shega, një nga frutat më të shijshme këshillohet që të jetë pjesë e dietës sonë. Fakti që ky frut maturohet plotësisht në fillim të vjeshtës dhe vazhdon të korret deri në fillim të janarit, na bind edhe më tepër se përmban vlera ushqyese dhe kuruese të jashtëzakonshme.
Mjekësi tradicionale: Që nga koha e Hipokratit, terapeutistë përdornin lëkurën, gjethet dhe farat e saj për diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. Në Romën Antike, ajo ishte e njohur për cilësitë kozmetike të saj. Kleopatra përdorte lëngun e saj në fytyrë, në flokë dhe në thonj. Çfarë mbështesin të dhënat e reja: Specialistët theksojnë se, lëngu i shegës rrit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, lehtëson nga temperatura dhe zvogëlon ngarkesën kardiake që vëzhgohet kur dikush është i sëmurë me grip.
Ajo është ideale të përdoret kur fëmijët e vegjël shfaqin kollë dhe temperaturë. Për më tepër, përmban një sasi të madhe fitoestrogjenesh (estrogjene bimore) dhe flavonoide, që kanë ndikim mbrojtës në lëkurë, flokë dhe thonj. Studime të mëparshme kanë treguar se shega është e përshtatshme edhe për të parandaluar infarktin dhe sëmundje të tjera në zemër, pasi është i pasur me antioksidues të shumtë. Hulumtimet e fundit mbështesin se, lëngu i saj mund të mbrojë nga infeksionet bakteriale, tumoret e lëkurës, bënë parandalimin dhe ngadalësimin e përhapjes së kancerit në mushkri, kancerit në prostatë, kancerit në gji, diabeti, osteoporoza, etj.
Një studim i ri i Universitetit Elizabetian të Edinburgut, në Skoci, provoi se konsumi i një shege në gjendje frutore apo si lëng, është në gjendje të rrisë dëshirën seksuale në orët në vazhdim. Përse është e dobishme: Shkencëtarë amerikanë mbështesin se, konsumimi i përditshëm i shegës nga një mama e ardhshme, mund të pengojë një dëmtim të mundshëm në trurin e embrionit. Përmban lëndë antioksiduese që kontrollojnë tensionin arterial dhe ulin nivelet e kolesterolit.Shega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i ndihmon fytit, mushkërive dhe bronkeve, vepron si lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për vrerin.
Si laksativ i lehtë, pengon kalbëzimin në lukth dhe është më e fuqishmja në mesin e kategorive të ngjashme të ushqimit si burim me vlera të shumta të substancave për tërë trupin. Shega tretet në lukth dhe thithet shpejt për shkak të temperamentit të saj të jashtë zakonshëm dhe të lehtë, e nxeh lukthin ngadalë, i nxjerr jashtë gazrat e lukthit dhe e rrit sasinë e spermës, megjithatë shega nuk duhet të hahet kur njeriu ka temperaturë.Lëngu i shegës shuan etjen, rrit oreksin dhe i jep freski mendimit të njeriut për shkak të efektit pozitiv në sistemin nervor. Gjithashtu përdoret me sukses për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës.
Lëngu i shegës ka tre herë nivelin më të lartë të antioksidantëve se të rrushit të zi, çajit jeshil dhe se vena e kuqe. Përmban një sasi të lartë të përbërësve bioaktivë, flavonoide; anthocyane, thartirën phenol; polyphenole; të cilat kanë shumë rëndësi në rregullimin, ripërtrirjen dhe zhvillimin e qelizave. Është edhe shumë e pasur me kalium, potas,hekur dhe Vitaminat A, C dhe E.