GE DIGITAL CAMERA

Kjo eshte nje menyre shume e thjeshte e gatimit te pastave apo makaronave.
Ziejme makaronat ne tenxhere (dhe kripe, por me pak se zakonisht, pasi kripe do hedhim dhe te salca) me uje te vluar ne nje zjarr te larte, por pak rreth 2 minuta para se te ziejne plotesisht i heqim nga zjarri dhe i kullojme. Mbajme nga lengu i makaronave rreth nje gote uji pasi do na duhet me vone.
Ne nje tigan hedhim qepen e grire dhe kripen dhe e skuqim derisa te marre nje ngjyre ne te verdhe. Ne kete moment shtojme salcen e domates apo domatet e fresketa ne rende dhe i skuqim per afro 3-4 minuta se bashku me qepen. Shtojme erezat: hudher, piper i zi, pak rigon dhe 2 gjethe dafine, keto sipas deshires. Me pas shtojme tonon dhe e leme me pak se nje minute ne zjarr. Tani goten me lengun e makaronave e shtojme ne tigan dhe makaronat e kulluara gjithashtu. I mbajme ne zjarr per pak minuta, derisa lengu te avulloje dhe makaronat me salcen e pergatitur te jene bashkuar njera me tjetren. Grijme pak djathe parmixhano dhe e shtojme siper pjates, sipas deshires.