Si te gatuajme Kofsha pule me speca – Receta gatimi per Kofsha pule me speca
Recete e thjeshte dhe e lehte per te pergatitur Kofsha pule me speca
Receta
Per te gatuar Kofsha pule me speca veprojme keshtu: Pasi kemi larë kofshat dhe i kemi marinuar me kripë dhe piper hedhim tre lugë gjelle vaj ulliri në një tigan me një thelpi hudhër.Më pas largojmë nga tigani hudhrën dhe vendosim në të kofshat e pulës.I lëmë për dy tre minuta në zjarr mesatar duke i kthyer herë pas here derisa ato të marrin një faqe në ngjyrë të verdhë.I shtojmë gjysëm gote verë të bardhë dhe e lëmë të avullojë, duke zierë për 10 minuta.Në një tigan tjetër, hedhim dhe 3 lugë të tjera vaj ulliri, shtojmë në të 5 thelpij hudhër, qepët e njoma të grira vetëm pjesën e bardhë ( pa bishtat).I trazojmë për 3-4 minuta.Më pas shtojmë domatet e prera në feta.E lëmë të ziejnë për 5 minuta, shtojmë specat, i lëmë për 3 minuta, më pas hedhim ullinjtë e zinj dhe i lëmë të ziejnë dhe për 2 minuta të tjera.Salcën e përgatitur e hedhim tek kofshat e pulës, i lëmë të marinohen duke zierë për 5 minuta, më pas shtojmë majdanozin dhe receta është gati.Serviret e ngrohtë.
Përbërësit
- 4 Kofsha pule
- 2 Speca te kuq
- 6 Luge vaj ulliri
- 1/2 Gote vere e bardhe
- 5 Thelpij hudher
- 1 Tufe qepe te njoma
- 4 Kokrra domate
- 120 gr ullinj te zinj (pa berthame)
- 1 Tufe majdanoz
- Kripe
- Piper i zi