* 3 vezë
* 150 g sheqer
* 50 ml vaj
* 100 ml qumësht
* 100 g çokollatë
* 70 g miell
* 1 qese bakin
* 100 g lajthi të bluara
Për krem:
* 400 ml qumësht
* 1 qese buding kakao
* 100g çokollatë
* 50 ml kafe të forte turke
* 250 g gjalpë
Për glazurë:
* 20 g gjalpë
* 100 g çokollatë
Përgatitja:
Vezët dhe sheqeri miksohen, bëhet shkumë, shtohen vaji, qumështi, çokollata e shkrirë, mielli i përzier me bakin dhe lajthi.
Të gjitha përzihen mirë dhe kjo masë pastaj nxirret në tepsi të lyer me vaj dhe të përmiellur, të madhësisë 22 x 36 cm dhe piqet në furrë të nxehur në 180 gradë C, për 35-40 minuta.
Pluhuri i budingut përzihet me 3-4 lugë sheqer. Nga qumështi i ftohtë (400 ml) merren 6 lugë dhe përzihen mirë me masën e budingut dhe sheqerit.
Pjesa tjetër e qumështit zihet, tërhiqet nga zjarri, shtohet pluhuri i budingut dhe, duke e përzier, zien 1- 2 minuta.
Në budingun e nxehtë qitet çokollata e shkrirë dhe kafeja. Kjo masë nxirret në një enë të thellë, mbulohet me foli të tejdukshme dhe lihet të ftohet.
Gjalpi përpunohet si shkumë, i shtohet budingu i ftohur. Të gjitha përzihen mirë dhe nxirren mbi biskotën e ftohur.
Për glazurë: gjalpi vlon, hiqet nga zjarri, i shtohet çokollata e copëtuar dhe përzihen derisa të fitohet një strukturë e lëmuar.
Ëmbëlsira ftohet mirë, e pastaj lyhet sipër me glazurën e çokollatës.
kjo ma e miraaaaaaaaaaa
shume e shijeshme, faleminderit per postimin e recetes.
kush e di si behet ambelsira “brawn”?
P.S: Sasite e mesiperme jane te vlefshme ne rast se do pergatisni vetem nje nga 2 pakot qe permban kutia ghiradelli 🙂
Stuffed brownie : Me cokollate pluhur (ghiradelli) , hedh 3 veze, 200 ml vaj vegjetarian, 200 ml uje, Perzihen mire se bashku cokollata pluhur me vezet, vajin dhe ujin dhe vihen ne ene balti dhe lihen ne furre derisa ta shikosh me sy qe jane pjekur. Ena prej balti ne te cilen hidhet cokollata e shkrire, lyhet me pare me gjalpe te shkrire qe te mos ngjitet gjate pjekjes brownie. P.S: Per me teper shije mund ti shtoni fruta te thata. Kur serviret, mbulohet me shllak, per estetike i vihet luleshtrudhje dhe cokollate e shkrire sa per estetike.
Ju befte mire! 😉
shum te mira keto po aman se do shendoshemi kshu
Comments are closed.