Si te gatuajme Byrej me qumesht dhe djath – Receta gatimi per Byrek me qumesht dhe me djath.

Nje nga gatimet me te dashura tek shqiptaret, Byreku, vjen tek ju me nje recete te thjeshte dhe nje shije te shijshme

 

 

 

PERBERESIT    Per 6-7 rracione byrek

Per brumin e petave

  • 700 gr miell
  • 1.5 filxhana caji me uje te vaket me pak kripe
  • pak vaj dhe pak uthull (per nje pete te shkriftuar)

PERBERESIT Per mbushjen e byrekut

  • 1.200 ml qumesht te fresket
  • 5 kokrra veze
  • 450 gr gjize
  • 350 gr djathe te therrmuar
  • 250 gr djathe kackavall
  • 3 luge supe gjalp te shkrire
  • pak kripe duke e provuar shijen
  • 3 luge supe me vaj misri

PREGATITJA

Ne nje ene plastike bashkojme te gjithe perberesit e mbushjes se byrekut pervec djathit kackavall qe do ta shtojme gjate vendosjes se mbushjes pak e nga pak. Zeme brumin me ujin e vaket dhe e leme te pushoje 15-20 minuta. Gjysmen e brumit e ndajme ne 20 toptha dhe i hapim 10 te parat nje e nga nje sa nje pellembe e me pas i hapim si nje te vetme. Ne te njejten menyre veprojme dhe me topthat e tjere, me te cilat do pregatisim 2 pite nje larte dhe nje poshte byrekut.

Gjysmen e brymit tjeter e ndajme ne 10-12 toptha te barabarta per te pregatitur pite te tjera te cilat do ti pjekim pak para perdorimit te tyre (ose mund ti blini te gatshme 1 pakete me pite te pjekura)

Vendosim ne tepsine e lyer me pak gjalp 1 nga dy pitet e pregatitura. Mbi pite thermojme nje pjese nga pitet e pjekura dhe i shtrojme duke u shtuar pak djathe kackaval dhe 1/4 e mbyshjes se byrekut qe pregatitem me perpara. Ne te njejten menyre veprojme deri sa ta mbushim byrekun me perberesit qe na kane mbetur.

Vendosim dhe piten tjeter per ta mbuluar byrekun dhe i kthejme cepat e byrekut me kujdes qe te bashkohen dy pitet e poshtmja dhe ajo e lartmja. Sperkasim byrekun me pak vaj dhe pak uje per te mos na u thare gjate pjekies.

byrek me qumesht

Fusim byrekun ne furre te nxehte ne 180 grade per 30-40 minuta.

Presim byrekun ne forma te deshires tone dhe e sherbejme te ngrohte.

Ju befte mire…