Byrek me domate dhe qepe, si te gatuajme – Receta gatimi per Byrek me qepe dhe domate
Gatime te ndryshme tradicionale shqiptare nga Sitegatuajme.net.
Receta e rradhes Byrek me qepe dhe domate
- 500gr miell,
- kripe,
- pak vaj ,
- pak uthull (e cila shkrifton peten).
Zeme brumin me uje te vaket dhe e leme te pushoje.
Per gjellen:
- 4 Kokrra qepe te medha te prere ne kubike,
- 1kg domate te kuqe te grira ne mikser,
- kripe e piper,
- pak dhjozem te thate te grire.
Pergatitja:
Ne nje tenxhere hedhim 1 filxhan kafeje me vaj ulliri dhe qepet qe te kaverdisen, deri sa te zbuten e jo te skuqen. Me pas shtojme domatet e grira, erezat dhe e leme te zieje per rreth 10-15 min, qe te lidhet gjella. E heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet pak…Lyejme tepsine me yndyre dhe fillojme te hapim petet nje nga nje, duke i lyer me vaj, rreth 6 pete poshte . Gjellen ne mes dhe 4-5 pete lart, te hapura me masen e tepsise,(sa me te holla). Me pas i kthejme buzet e peteve e lyejme me siper me vaj, me ndihmen e nje furce. E fusim te piqet ne furre te parangrohur ne 180-200° per rreth 30 minuta. Eshte gati per tu sherbyer./Adri/
Ju befte mire!
e dua ne adresen email.
Taking the ovivreew, this post is first class
e dua receten ne adresen mail.
[…] Byrek me qepe dhe domate […]
Comments are closed.